Connect with us

Hygerta: S’përdhunoj veshin me muzikën e Stresit. Reagon reperi: S’u lodhët duke ndërruar dashnorë?!

Kuriozitete

Hygerta: S’përdhunoj veshin me muzikën e Stresit. Reagon reperi: S’u lodhët duke ndërruar dashnorë?!

Hygerta: S’përdhunoj veshin me muzikën e Stresit. Reagon reperi: S’u lodhët duke ndërruar dashnorë?!

Këngëtari Arkimed Lushaj i njohur me emrin e artit si Stresi ka reaguar ashpër ndaj moderatores Hygerta Sako, e cila tha një fjalë aspak të këndshme në adresë të tij.

Në një intervistë për “Thumb”, moderatorja Hygerta Sako ka habitur me deklaratën e saj lidhur me reperin Stresin.

Kur u pyet se çfarë mendimi ka për të, ajo u shpreh se nuk e njeh dhe se muzika që ai bën, nuk i pëlqen fare.

“Nuk e kam dëgjuar kurrë sepse këndon rep, kam përshtypjen dhe nuk dua të them ndonjë fjalë të rëndë… të përdhunoj veshin me muzikë të tillë”, u shpreh Hygerta.

Në një postim të bërë në Instagram, ndonëse pa përmendur emra, Stresi reagon dhe thotë “të dashura moderatore që nuk u lodhët duke ndërruar dashnor përditë”.

Postimi i plotë i Stresit

“Nuk habitem pse nuk përshtatem me të gjithë ju kolegë apo të dashura moderatore !!! Sepse sot jetojmë në një kohë të poshtër ku fshati digjet ndërkohë që kurva kreh flokët!!!! Disa do thonë ky është i trashe nuk hec me kohën, ndërsa unë do them për ju a nuk u lodhët duke ndrru dashnor përditë ???? Ta ka fal zoti që ta përdorësh me njeriun e zemrës por jo me 300 spartanë, çdo kujt i falen fatkeqësitë por jo dobësitë…. souuuuu punë të mbarë”. /a.y/noa.al

Prezantuesja shqiptare befason me deklaratën: S’përdhunoj veshin me muzikën e Stresit

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top