I deformohet shtylla kurrizore dita ditës, 14-vjeçari ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve që të ketë një jetë normale

Një djalë 14-vjeçar ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve në mënyrë që të mund të jetojë si të gjithë bashkëmoshatarët e tij.

Marigens Vata ka pasur një lindje normale, por me kalimin e kohës gjendja e shpinës së tij kurrizore është përkeqësuar. Në moshën 7-vjeçare adoleshenti është diagnostikuar me një deformim të kolonës vertebrale.

Në bazë të asaj që shkruajnë mjekët në epikrizën e lëshuar për adoleshentin, pas pubertetit problemi me shpinën mori për keq.

Në një mesazh dërguar pranë redaksisë së JOQ Albania, një i afërm i adoleshentit shkruan:

Nese ka mundesi ju lumtem që shqiptarët të na ndihmojnë duke parë që ne nuk kemi mundësi për një operim të djalit.”
Në epikrizë thuhet gjithashtu se spitali shtetëror ku është shtruar Marigensi aktualisht nuk mund ta kryejë operacionin për të cilin ka nevojë adoleshenti.

Në foton më poshtë, familjarët e Marigensit kanë lënë edhe një llogari bankare për të gjithë ata që e ndjejnë se mund të ndihmojnë, me sa munden, për të mundësuar operimin e 14-vjeçarit.