Connect with us

I dha fund jetës me vetëvarje në burg, zbulohet kush ishte i riu dhe krimi për të cilin ishte dënuar

Kuriozitete

I dha fund jetës me vetëvarje në burg, zbulohet kush ishte i riu dhe krimi për të cilin ishte dënuar

I dha fund jetës me vetëvarje në burg, zbulohet kush ishte i riu dhe krimi për të cilin ishte dënuar

Një djalë i ri 20 vjeç i ka dhënë fund jetës paraditen e sotme duke u varur me çarçaf në ambientet e burgut të Shën Kollit. I riu i identifikuar si Florian Kodra ishte dënuar për veprën penale “Vrasje mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Gjykata e kishte dënuar Florian Kodrën me 6 vite e 8 muaj burg, ndërsa i kishin ngelur për të vuajtur dhe 4 vite e gjysmë.

Kodra u arrestua në prill të vitit 2016 pasi u akuzua si autori i plagosjes së 49 vjeçarit Nazmi Topuzi, i cili dyshonte se i riu i ngacmonte bashkëshorten.

Fillimisht Kodra dhe Topuzi janë përleshur dhe debatuar me fjalë, më pas 20 vjeçari e ka qëlluar me armë duke e plagosur.

Konflikti

Nazmi Topuzit i është zënë pritë nga i riu, pas një debati që kishin pasur për shkaqe xhelozie. Siç mësohet Florian Kodra kishte shkuar në shtëpinë e të plagosurit për të mjekuar kërthizën nga vjehrra e tij (mjekim popullor).

Nazmi Topuzi pasi ka mbaruar punën në biznesin familjar që menaxhon në Theth, është kthyer në shtëpi dhe aty ka gjetur të riun. Atë kohë 19 vjeçari është munduar që t'i shpjegojë arsyet pse kishte shkuar në shtëpinë e tij, shtetases D.D., 48 vjeçe, me të cilën Topuzi sipas policisë jetonte prej 2-3 vitesh.

I riu i ka mohuar akuzat që i ka bërë Nazmi Topuzi për gruan e tij, por ai nuk është bindur dhe i irrituar ka debatuar duke shkuar gati në përleshje mes tyre. Pak ditë pas këtij debati të pasqyruar mes tyre, 19 vjeçari në orët e mëngjesit të djeshëm e ka ruajtur 49 vjeçarin dhe sapo ka dalë në oborrin e shtëpisë së vjehrrit të tij, shtetasit Gjovalin Djerri, e ka qëlluar me katër plumba me armë zjarri automatik.

Topuzi ka marrë dy plumba duke u plagosur rëndë. Ajo që ka dëshmuar për debatin ka qenë gruaja e të plagosurit. 19 vjeçari e ka pranuar krimin që ka bërë, por nuk ka dhënë arsyet për ngjarjen e ndodhur. Prej 2-3 vitesh Nazmi Topuzi jetonte në Theth te shtëpia e gruas së tij dhe familjarët e saj i kishin dhënë për të menaxhuar një biznes familjar të tyre në Theth.

Pasi kanë dëgjuar të shtënat, familjarët kanë dalë në oborr dhe transportimi është bërë nga një prej banorëve të zonës drejt spitalit të Shkodrës. Mendohet se ka humbur një sasi të konsiderueshme gjaku për shkak të rrugës disa orëshe nga zona malore e Thethit në Shkodër. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

To Top