I dha fund martesës me Stresin 1 muaj pas ribashkimit, reagon Keisi

Ditën e djeshme bëri bujë në media lajmi i ndarjes së reperit Stres nga bashkëshortja e tij Keisi 1 muaj pasi ai doli nga qelia. Çifti i njohur nuk e ndjek më njëri-tjetrin në Instagram, Keisi ka fshirë gjithë fotot dhe dedikimet për partnerin e saj dhe madje ka hequr dhe mbiemrin Lushaj nga bio i saj.

Të gjitha këto kanë ngritur aludimet se mes tyre çdo gjë ka marrë fund. Ndërkohë që lidhur me këto lajme duket se dyshja nuk ka ndërmend të flas. Ditën e djeshme Stresi publikoi një video ku shfaqej duke u relaksuar në një dhomë ku përball shihej një vajzë.

Një reagim ka ardhur së fundmi edhe nga Keisi e cila ka publikuar një foto ku shihet duke darkuar, ndërkohë që shfaqet e buzëqeshur duke treguar tatuazhin që ka në dorë, i cili është shkëputur nga një nga këngët e Stresit: “Për ty krejta i boj, fjalën nënë s’e harroj.”