“I fryhen si sallam”, adoleshentja përfundon në spital për buzë ‘më të bukura’

Një vazjë e re ka përfunduar në spital pikërisht sepse ka vendosur të fryjë buzët me silikon.

Procesi ka shkuar aq keq sa është shtruar në spital për shkak të qelbit që rridhte prej tyre dhe për shkak të enjtjes së buzëve që ngjanin si ‘sallam’.

Lauren Winstanley, nga Wigan, Greater Manchester, shkoi në një sallon muajin e kaluar në përpjekje për të shndërruar buzët e saj ‘të holla’ në më të plota, por nuk ka përfunduar mirë…

18-vjeçarja pagoi 170 £ për për procedurën në sallonin ku shkonte rregullisht për trajtim estetik.

Duke kujtuar incidentin, Lauren shpjegoi se punojësja e sallonit e siguroi që enjtja do të kalonte, por përkundrazi ndodhi e kundërta.

Ajo tregon se me kalimin e orëve buzët e saj u bënë edhe 3 herë më të fryra nga sa duhet të ishin dhe filloi të ndjente shumë dhimbje.

Lauren u shtrua për një javë në spital ku edhe mori antibiotikë të posaçëm për ndalimin e dhimbjes dhe mjekimin e infeksionit duke mos mundur të ushqehej për një kohë të gjatë.

\