Connect with us

I iku policisë me pranga në duar, i riu vetëdorëzohet: Ja pse u arratisa

Kuriozitete

I iku policisë me pranga në duar, i riu vetëdorëzohet: Ja pse u arratisa

I iku policisë me pranga në duar, i riu vetëdorëzohet: Ja pse u arratisa

Është vetëdorëzuar në polici Ermir Idrizllari, i cili arriti t’i shpëtonte forcave të rendit duke ikur nga furgoni me pranga në duar. Policia gjeti në banesën e tij një sasi prej 22 kilogramë kanabis sativa.

Për arrestimin e Idrizllarit, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe policia kishin ngritur postblloqe në rrethinat e qytetit.

Në momentin e vetëdorëzimit, Ermir Idrizllari ka qenë i shoqëruar nga avokati i tij Gjergj Imeraj. 26-vjecari banor i fshatit Vrine tha për mediat se ishte arratisur nga frika.

“Erdhi policia me kapi ne shtëpi. Isha bashke me babain. Më prangosën dhe më futën në makinë. Më futen me të dyja duart të lidhura me pranga dhe më lanë aty. Unë nga frika ika. Me mua ishte vetëm një polic por arrita t’i ikja.

U largova dhe u fsheha në një stan afër Konispolit. Ndenja dy ditë atje dhe erdha t’i dorëzohem drejtësisë. Kosta Pashaj është komshiu im. Nuk di fare pse akuzohemi të dy, s’kam lidhje fare me ngjarjen që thotë policia”, ka thënë Ermir Idrizllari për “News 24”.

I riu arriti t’i shpëtonte policisë gjatë një aksioni në fshatin Vrinë të Sarandës i ndihmuar edhe nga banorë të fshatit.

Gjatë aksionit në Vrinë policia arrestoi të atin e 26 vjeçarit Mustafa Idrizllari, të cilit iu kapën në banesë 22 kg kanabis dhe kundërshtoi policinë gjatë kontrollit.

Me të njëjtat akuza në pranga përfunduan edhe Feti Idrizllari 59 vjeç dhe bashkëshortja Fiqirije Pashaj 54 vjeçe. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top