Connect with us

I mendonim ekstravagancë, Edi Rama sqaron veshjen e shallvareve

Kuriozitete

I mendonim ekstravagancë, Edi Rama sqaron veshjen e shallvareve

I mendonim ekstravagancë, Edi Rama sqaron veshjen e shallvareve

Veshja e Edi Ramës ka qenë në çdo kohë pjesë e diskutimeve. Sot, kur ai është Kryeministër, sigurisht që komentet janë dhe më të egra sepse një Kryeministër me atlete në takime zyrtare, me bluza pambuku të stampuara dhe së fundmi me çitjane, nuk është një pamje e zakonshme.

Në “Studio e Hapur”, gazetarja Eni Vasili e pyeti dhe për këtë veshje dhe Rama tha që nuk janë më kohërat e komunizmit kur njerëzve iu tregohej çfarë duhet të vishnin.

Ai përmendi fenomenin e prerjes me gërshërë të pantallonave të atyre që i mbanin sipas modelit kauboj, në vitet e diktaturës, për t’i çuar më pas në polici.

Ato kohë kanë ikur, megjithatë, siç këmbënguli gazetarja, veshja e Kryeministrit duhet t’i nënshtrohet një protokolli dhe etike.

Rama, me të njëjtën vendosmëri tha që i njihte mirë rregullat dhe askush në botën që ka krijuar protokollin, sipas tij, nuk është shqetësuar për këtë, edhe pse të gjithë e dimë që mediat e huaja nuk janë treguar indiferente ndaj Kryeministrit me atlete.

Sa për çitjanet, ai saktësoi që i quante shallvare dhe që i kishte pasur ëndërr që kur i kishte parë për herë të parë në Lushnjë në vitin 1987.

Një ëndërr 30 vjeçare e Kryeministrit! Nëse nuk do e kishte thënë, do mendonim mos ishte thjesht një mënyrë për të tërhequr vëmendjen.

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top