Connect with us

Iku në Zvicër te i fejuari, Floriana Garo: Isha më e lumtur në Shqipëri

Kuriozitete

Iku në Zvicër te i fejuari, Floriana Garo: Isha më e lumtur në Shqipëri

Iku në Zvicër te i fejuari, Floriana Garo: Isha më e lumtur në Shqipëri

Pak muaj më parë ajo u largua përfundimisht nga Shqipëria drejt Zvicrës për të jetuar pranë partnerit të saj.

Por moderatorja Floriana Garo duket se e ka kokën pas dhe pranon hapur se ishte më e lumutur në Shqipëri.

Ajo ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion”, ku teksa flitej për largimin apo jo nga Shqipëria, ajo u shpreh, “Unë e zgjodha një vend të huaj për dashurinë, jo sepse ishte një vend më i mirë. Kam qenë më e lumtur në Shqipëri.”

Ndërkohë e ngacmuar se pse nuk u transferua partneri i saj në Shqipëri, ajo e shmangu duke thënë se kjo është çështje tjetër.

Bukuroshja e ekranit dhe partneri i saj Enis Daci, tashmë e kanë forcuar lidhjen e tyre edhe më shumë, pas lajmit se do të bëhen prindër.

Ndërsa prej afro një viti e gjysmë, jetonte në privatësi lidhjen me avokatin që jeton në Zvicër, pas fejesës Floriana vendosi të lërë ekranin dhe Shqipërinë, për të nisur një jetë të re me Enisin, ku pas pak muajsh do të marrë në duar të voglin që mban në bark. /a.y/noa.al

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top