Connect with us

Imuniteti i Tahirit, nis mbledhja e Këshillit, prokurori: Kemi prova të reja

Kuriozitete

Imuniteti i Tahirit, nis mbledhja e Këshillit, prokurori: Kemi prova të reja

Imuniteti i Tahirit, nis mbledhja e Këshillit, prokurori: Kemi prova të reja

Ka rinisur paraditen e sotme mbledhja e Këshillit për Mandatet dhe Rregulloren, ku Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon heqjen e imunitetit për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri dhe më tej arrestimin e tij.

Në nisje të mbledhjes prokurori Besim Hajdarmataj, deklaroi se organi i akuzës do të paraqesë prova të reja, ku veprime të tjera hetimore e implikojnë deputetin Tahiri në aktivitetin e trafikut të lëndëve narkotike.

“Kemi administruar një pjesë tjetër të letër-porosisë të ardhur nga autoritetet italiane”, u shpreh Hajdarmataj.

Nga ana e tij, drejtuesi i mbledhjes, Gramoz Ruçi deklaroi se ka akuza ka bërë kërkesë të re, ku tha se do shqyrtohet pasi të dëgjohet pala mbrojtëse.

Nga ana e tij demokrati Enkeljed Alibeaj kërkoi që të dëgjohen prokurorët, ndërsa socialisti Ulsi Manja, kërkoi që mbledhja të vijojë aty ku u ndërpre ditën e djeshme.

Avokati mbrojtës i Tahirit, Artan Hajdari kërkoi që të njihen me provat. Por më tej mbledhja vijoi me dyer të mbyllura, duke bërë që Tahiri dhe avokati të dalin jashtë mbledhjes. /a.y/noa.al

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top