Connect with us

Inspektori bie në humnerë, transportohet me helikopter në Tiranë

Kuriozitete

Inspektori bie në humnerë, transportohet me helikopter në Tiranë

Inspektori bie në humnerë, transportohet me helikopter në Tiranë

Një punonjës i administratës së Zonave të Mbrojtura ka rënë nga lartësia e një shkëmbi.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 14:00 të ditës së sotme, në Parkun Kombëtar të Thethit. Sipas policisë, ka qenë një telefonatë që ka lajmëruar se në fshatin Theth, Inspektori i zonave të mbrojtura dhe pyjeve shtetasi, Pëllumb Guri ka rënë në humnerë dhe e ka të pamundur të dalë.

Si pasojë e terrenit të thyer, është dashur ndërhyrja e forcave Renea për nxjerrjen e tij.

Më pas, Guri është transportuar me helicopter drejt spitalit të Traumës, në Tiranë për shkak të disa frakturave.

Burime të Noa.al bëjnë me dije se ai po mbahet në kujdes mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Më datë 17.10.2017 rreth orës 14:00 ka ardhur një telefonatë në sallën e Komandimit se në fshatin Theth, Inspektori i zonave të mbrojtura dhe pyjeve shtetasi P. G. duke ecur në këmbë në vendin e quajtur Qafë Thore ka rënë nga një shkëmb duke rënë poshtë mes shkëmbijve, i cili për pasojë ka thyer këmbën.

Menjëherë është kërkuar ndihma e Reneas meqënëse terreni ishte i veshtirë për nxjerrjen e tij.

I dëmtuari është nxjerrë nga një efektiv i Reneas dhe është transportuar në një vend më të përshtatshëm ku është marrë nga helikopteri i shëndetësisë. /k.k/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top