Kuriozitete
Itali, identifikohet shqiptari që humbi jetën në aksidentin tragjik
Itali, identifikohet shqiptari që humbi jetën në aksidentin tragjik
Identifikohet shqiptari i cili humbi jetën mëngjesin e së martës në një aksident tragjik në Trento të Italisë.
Bëhet fjalë për një shofer kamioni 48 vjeç nga Shqipëria, i cili prej kohësh jetonte në Gjermani.
Ai është Edmond Boci, i cili paraditen e djeshme, teksa drejtonte një kamion transporti të një kompanie gjermane u përplas me një trajler të Çekisë.
Dyshohet se gjithçka ka ndodhur për shkak të një tentative parakalimi, në autostradën “A22” në Brennero të Trentos.
Për të nxjerrë shoferin shqiptar, mbërritën dy ambulanca dhe një helikopter, por pa rezultat.
Për disa orë u bllokua pjesa e autostradës në të cilën ndodhi aksidenti, ndërkohë që drejtuesi i mjetit çek shpëtoi me dëmtime fare të lehta.
Aktualisht policia po heton për të zbuluar më shumë mbi rrethanat e aksidentit. /a.y/noa.al
Vdes në aksident shoferi shqiptar, përplasje fatale me kamion
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.