Ja pse nuk duhet të shtoni vaj kur zieni makarona

Për të gatuar makaronat në mënyrë të shëndetshme dhe me një shije të mrekullueshme, duhet të keni parasysh disa këshilla. Një prej tyre është përdorimi ose jo i vajit gjatë kohës që ato i zieni.

Me siguri që sa herë i keni përgatitur ato jeni nisur nga fakti se vaji i ullirit përdoret për të parandaluar derdhjen e ujit ngjatë vlimit apo ngjitjen e pastave. Por, sipas ‘the kitchn’, kjo është e ndaluar në mënyrë kategorike dhe pastat duhet të gatuhen vetëm me ujë dhe kripë.

Edhe pse vaji mund të ndihmojë për të kontrolluar ujin gjatë zierjes, ai mund të pengojë kombinimin e pastava me salcat që i shtoni.
Kështu, duke shmangur përdorimin e tij gjatë gatimit të pastave, ato mund të përthithin më mirë çdo ingredient tjetër (salcat kryesisht) shtesë me të cilët ju dëshironi t’i kombinoni dhe t’i servirni.