Jahti luksoz i braktisur në Shëngjin, flet gruaja e kapitenit: Më pyet vajza ku është babi, nuk di çfarë t’i them

Ndërkohë që ende nuk dihet se ç’është bërë me fatin e tij, bashkëshortja e kapitenit të jahtit të braktisur me emrin “Atik Bey”, në Shëngjin ka folur për mediat turke.

Sevgin Yavuz është kapiteni i jahtit që është gjetur i braktisur rreth 12 milje larg bregut në Shëngjin. Brenda në jaht u gjetën vetëm disa dokumente me emrin e tij, por vetë Yavuz nuk dukej asgjëkund.

Duke folur për mediat, bashkëshortja e tij, Vesile Yavuz, tremuajshe shtatzënë, është shprehur se kishte folur në mëngjes me të shoqin dhe ai i kishte thënë që do të flisnin pas dy ditësh.

Sipas saj, pas tre ditësh u gjet jahti në gjendje të mirë, por kapitenit nuk dihet se çfarë i ka ndodhur.

Zonja Yavuz u shpreh gjithashtu se tashmë ka filluar vajza të pyesë për të atin dhe nuk di se çfarë t’i thotë. Ajo ka kërkuar ndihmë nga shteti që bashkëshorti i saj të gjendet.

Ndër të tjera ajo u shpreh:

Kishte dalë jashtë shtetit para dy muajsh. Më 14 gusht më telefonoi për herë të fundit. Jahti u gjet në gjendje të mirë, ai nuk ishte askund. Më pyet vajza për të atin dhe nuk di çfarë t’i them. Në telefonatën e fundit më tha që do shkonte në Korfuz”

MUĞLA (AA) – Tashmë disa ditë nga gjetja e një jahti të braktisur në Detin Adriatik dhe dokumenteve të kapitenit Sezgin Yavuz, ende nuk është gjetur asnjë gjurmë mbi vendndodhjen e shtetasit turk. Vesile Yavuz (foto)(26), bashkëshortja e kapitenit Sezgin Yavuz në një prononcim për gazetarët tha se i shoqi i saj kishte dalë jashtë shtetit para dy muajve dhe se një javë më parë ka marrë rrugën për t’u kthyer. ( Ali Rıza Akkır – Anadolu Agency )