Connect with us

“Je i pistë!”, Albanin e përjashtojnë nga kafeneja në Londër për arsyen e pabesueshme

Kuriozitete

“Je i pistë!”, Albanin e përjashtojnë nga kafeneja në Londër për arsyen e pabesueshme

Një shqiptari në Londër i ka ndodhur ajo që nuk e priste kurrë, personeli i një kafeje të quajtur “Raoul” refuzoi t’i shërbente atij për shkakun se rrobat e tij ishin shumë të pista.

Fjala është për shqiptarin e lindur në Kosovë, Alban Saiti 35-vjeç i cili punon ndërtues në Londër.

Media Britanike The Sun e ka përcjellë këtë gjest të shëmtuar duke shkruar:

Alban Saiti, me origjinë nga Kosova, tha se kurrë nuk ishte ndier më i poshtëruar se sa këtë herë. Ai ishte në rrugën e tij për të shkuar në punë, por pretendon se një kamarier i ka thënë:

Ne nuk mund t’ju shërbejmë. Ju jeni i pistë.”

Ndërsa Albani ia ka kthyer:

Unë nuk punoj në një zyrë, unë jam një ndërtues. Çfarë duhet të bëj, të heq rrobat?”
Kam jetuar këtu për 20 vjet dhe kurrë nuk kam ndjerë aq të nënçmuar”, tregon Albani.

Kjo kafene me sa duket ka një politikë të çuditshme pasi edhe gjashtë vjet më parë, gazetari i Sky News, Carol Gould u ul në një nga tavolinat e këtij lokali me një lëng frutash në dorë dhe e përzunë sepse e kishte blerë tek një njeri që shiste në rrugë.

Ndërsa menaxherja e lokalit tha:

Unë nuk kam asgjë kundër tij, por në të kaluarën kemi pasur ndërtues që hyjnë këtu dhe na është dashur t’i largojmë sepse rrobat e tyre lëshonin papastërti dhe kjo i bezdiste klientët tanë.”

Por, Albani është zotuar se nuk do ta shkelë më kurrë kafenenë e quajtur “Raoul” edhe pse menaxherja i ka kërkuar falje për shqetësimin.

 

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top