Connect with us

“Jemi fshatarë. Ikni në Tepelenë, ku qeveria i mbron”. Jehona e drogës deri në SHBA

Kuriozitete

“Jemi fshatarë. Ikni në Tepelenë, ku qeveria i mbron”. Jehona e drogës deri në SHBA

“Jemi fshatarë. Ikni në Tepelenë, ku qeveria i mbron”. Jehona e drogës deri në SHBA

Fama e drogës shqiptare përveç trafikimit jashtë kufijve ka mbërritur në çdo media edhe në SHBA. Radio publike amerikane ka kryer një reportazh mbi kultivimin e drogës në Shqipëri, teksa gazetari amerikan që ka mbërritur në tokën tonë, jep dhe disa detaje interesante të ditëve të tij të "gjuetisë" së hashashit.

Reportazhi nis me udhëtimin me furgon, me oficerin përgjegjës, Eltonin një burrë rreth të 40-ve me kokën të rruar. Gazetari Nate Tabak ka marrë pjesë në një aksion policor anti-drogë në Krujë, por teksa efektivët e policisë kanë gjetur dhe djegur një parcelë hashashi, nuk kanë arritur që ta përfundojnë aksionin. Zero të arrestuar.

Eltoni është oficeri përgjegjës i aksionit, por gazetari amerikan Tabak nuk e shkruan identitetin e tij të plotë. “Adoleshentët, ata pinë shumë”, thotë Eltoni, i cili kërkoi që emri i tij të mbetej për arsye sigurie. Ai pushon për një çast dhe fillon të më tregojë për një mik që ka pirë duhan në shkollë të mesme dhe më vonë filloi të përdorte heroinën. Ai u bë i varur droguar dhe vdiq nga një mbidozë. “Është shumë e dhimbshme për mua, sepse ai ishte një djalë me të vërtetë i mirë”.

Një “xhiro” drejt një shtëpie të bukur pranë fushës ku u gjet droga nuk nxori në dritë asgjë, vijon më tej në reportazhin e tij gazetari. E kësisoj, në kthim, policia përballet me një surprizë të pakëndshme. Një grup të rinjsh, të ulur pranë një kafeneje pranë zonës ku policia shkatërroi parcelën, ndalon makinat dhe uniformat blu me të bërtitura.

Ngjarjet zhvillohen në fshatin Noje të Krujës. Njëri nga të rinjtë i thotë policëve që tashmë kanë dalë nga makinat, se me këto aksione po i shkatërrojnë. “Ne jemi vetëm fshatarë,” – shton njëri nga djemtë e tjerë. “Shkoni në Tepelenë, një qytet në jug, atje ku qeveria akuzohet se mbron rritësit e hashashit,” thonë njëzëri të rinjtë e fshatit.

Por pas një tensioni në rritje që dukej se do të shpërthente, gjithçka mbaron. Policia shkon nëpër makina. Djemtë e “guximshëm” sërish në kafene. Gazetari shkruan pak fjalë për oficerin, Eltonin. Ai tregon se Eltonit nuk i intereson aspak debati që është në vëmendje të të gjithëve (Saimir Tahiri dhe Habilajt).

“Ky takim me fshatarët i la banorët të frikësuar, por Eltoni nuk iu afrua zbulimit të ‘peshkut të madh’” – e ka mbyllur reportazhin gazetari. Reportazhin e plote mund ta shihni dhe ta lexoni duke klikuar KËTU

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top