‘Jeni të lidhur ju të dy?’, Ervin Kurti vë në siklet Orin dhe Islin në mes të emisionit

Prej kohësh është përfolur se dy moderatorët e emisionit “Wake up”, Ori Nebijaj dhe Isli Islami janë në një lidhje. Thashethemet u shtun kur ata postuan një foto në rrjete sociale ku shfaqeshin të kapur për dore. Gazetari i njohur, Ervin Kurti ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake up”, ku i vuri në siklet Orin dhe Islin duke i pyetur nëse ata janë vërtet të lidhur.

“Tani si është e vërteta e asaj fotos që keni publikuar? E bëni për t’i bërë diss dikujt apo e bëni për qejf?”, i pyeti Ervini.

“Ne diss i bëjmë të gjithë atyre që nuk kanë patur mundësinë të kenë një marrëdhënie kaq të bukur sa e jona”, u përgjigj Ori. Ndërsa Isli u përgjigj: “Fjala kyçe është ndoshta”.