Connect with us

“Më jep lekët ose do i tregoj gruas”/ Si e zhvati shqiptarja për 4 vjet rresht biznesmenin italian…

Kuriozitete

“Më jep lekët ose do i tregoj gruas”/ Si e zhvati shqiptarja për 4 vjet rresht biznesmenin italian…

Një grua shqiptare, 29 vjeç, është arrestuar nga policia italiane, pasi ka shantazhuar për 4 vjet më radhë një biznesmen italian, duke i zhvatur rreth 33.500 euro.

Sipas mediave italiane, ata kishin një lidhje jashtë-martesore bashkë dhe për këtë arsye shqiptarja i ka kërkuar 50-vjeçarit italian që t’i blinte një apartament në Shqipëri, ku të mund të jetonin bashkë.

Por edhe pse ata janë ndarë më vonë, 29-vjeçarja vazhdonte t’i kërkonte para duke e kërcënuar që do t’i tregonte gjithçka gruas për lidhjen e tyre.

Ajo u kap mbrëmjen e djeshme në një stacion hekurudhor në Padova të Italisë, teksa kishte lënë një takim me ish-partnerin e saj për t’i marrë 10.000 euro.

Por, e gjitha kjo ishte një kurth sepse në dijeni të kësaj situate ishte edhe policia italiane, e cila vuri në pranga shqiptaren

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top