Jonida dhe Besniku puthen për herë të parë publikisht në emision

Moderatorja bukuroshe, Jonida Vokshi kishte një të ftuar special mbrëmjen e sotme në emisionin e saj “Personale”, producentin dhe aktorin Besnik Krapin, partnerin e saj prej 4 vitesh e me të cilin do i jap fund beqarisë së shpejti.

Gjatë emisionit çifti dhanë puthjen e parë në publik dhe këtë moment jua sjellim me foton e mëposhtme.

Jonida dhe Besniku kanë preferuar që lidhjen ta mbajnë të fshehtë dhe të presin momentin e përshtatshëm për ta bërë publike.

E ftuar në “Xing me Ermalin”, Jonida tregoi se së shpejti ata do të bëjnë një dasmë madhështore që po pritet me padurim.