Connect with us

Ju bie celulari në ujë? Kjo është mënyra e vetme si ta shpëtoni

Kuriozitete

Ju bie celulari në ujë? Kjo është mënyra e vetme si ta shpëtoni

Ju bie celulari në ujë? Kjo është mënyra e vetme si ta shpëtoni

Pjesa më e madhe e njerëzve, e ka gjetur të paktën një herë veten përballë rënies së celularit në ujë.

Një siklet i vërtetë, pasi mendohet se telefoni rrezikon që të digjet dhe të mos punojë më.

Por ka një mënyrë e cila ju vjen në ndihmë si “ilaç” për të shpëtuar telefonin tuaj.

Gjëja e parë që duhet të bëni, është që ta fikni menjëherë. Më pas hiqni kartën Sim, kartën e memories si dhe çmontoni baterinë.

Pas kësaj fshini me një copë pambuku të gjitha pjesët e lagura, deri sa të jenë tharë mirë.

Më tej, në një tas apo enë me oriz, fusni telefonin në pozicion anësor dhe lëreni për dy ditë. Vetëm pasi të kenë kaluar 48 orë, nxirreni prej andej dhe montojeni, dhe do të shikoni që telefoni do të jetë në gjendjen fillestare.

Niseshteja që gjendet tek orizi ka veti thithëse ndaj lagështisë dhe në rast se e gjeni veten në një situatë të tillë, mos ngurroni që të përdorni straegjinë që ju sugjeruam, të cilën e gjeni edhe në videon më poshtë. /a.y/noa.al www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

To Top