Ju duket pak si e habitshme : Ja perse duhet ta shperndani kripen neper shtepi, cfare mrekullishe sjell kjo gje

Kripa parandalon shpërndarjen e milingonave

Nëse po kërkoni një mënyrë natyrale se si të parandaloni dhe largoni milingonat nga dyert, dritaret e kështu me rradhë, mund të mbështeteni tek kripa.

Thjesht shpërndani pak kripë në dritare dhe në hapësiraqt e tjera ku zakonisht futen milingonat në kuzhinën apo në shtëpinë tuaj.

Nëse e përdorni kripën në këtë mënyrë, ju do të pakësoni edhe nivelin e lagështisë në shtëpi.

Kripa, pastrues për pajistje e bakrit, argjendit dhe bronzit

Dekorimet tuaja të argjendit, bakrit apo të bronzit kanë nevojë pastrohen herë pas here. Nëse ata nuk trajtohen, atëherë kanë tendencë të humbasin ngjyrën.

Me qëllim që të evitoni këtë pro.blem mund të përdorni kripë, sepse është një zgjidhje eficente dhe e thjeshtë.

Thjesht krijoni një përzierje kripe dhe uthull molle dhe fshini sipërfaqet derisa të shkëlqejnë. Me ndihmën e kësaj përzierjeje natyrale do të largoni çdo papastërti dhe njollë.

Kripa si pastrues natyral për dritaret e shtëpisë dhe makinës

Merrni pak lugë gjelle kripë dhe rreth 4 litra ujë të vaktë dhe përziejini. Mund ta përdorni këtë përzierje për të pastruar dhe eliminuar njollat.

Shkëlqeni dhe pastroni dritaret e shtëpisë derisa të kenë një pamje natyrale. Më e mira është se këta efekte do të zgjasin për një periudhë të gjatë.

Mund të përdorni të njëjtën përzierje edhe për të pastruar dritaret e makinës.

Bëni që lëkura të shkëlqejë

Krijoni një solucion që përbëhet nga kripa dhe uji i nxehtë dhe përdoreni direkt në kuzhinë ose në lavamanin e banjës.

Grumbullimi i yndyrës që çon në mbyllje të poreve dhe aromë të rëndë do të largohet menjëherë pasi të përdorni këtë përzierje.

Bëjeni fytyrën të duket më e re

Ju mund të përdorni kripë si një pastrues (skrab) fantastik. Kombinoni kripë dhe vaj esencial levandoje ose vaj ulliri.

Përdoreni këtë solucion në trup, prisni për disa minuta dhe përdorni ujë të vaktë për të larguar papastërtinë.

Falë kripës, lëkura do të të duket më e re dhe do të keni një pastrim dhe do të bëni një eksfoliat të shpejtë dhe eficent.

Riktheni ngjyrat e perdeve dhe qilimëve

Në rast se ju doni të riktheni ngjyrat e qilimëve dhe perdeve në shtëpinë tuaj dhe t’i bëni të duken si të rinj, mund të përdorni këtë zgjidhje me bazë kripën.

Keni nevojë vetëm për një larje për të parë rezultatet. Merrni një mbulesë dhe vendoseni në ujë të kripur (të koncentruar).

Pas kësaj, fshini qilimët, sixhadet dhe perdet me leckë të lagur. Shumë njerëz thonë se ky solucion mund të heqë papastërtitë dhe njollat ​​që nuk mund të hiqen me detergjentë komercialë.