‘Kam diamantin më të çmuar’, Ermali i bën Amit dedikimin më të veçantë

Çifti shumë i dashur për publikun e që prej vitesh janë pjesë e ekranit dhe e showbizit shqiptar, Ami dhe Ermal Mamaqi janë të ftuar mbrëmjen e sotme në dasmën e Jonida Vokshit e cila u kurorëzua në martesë me producentin Besnik Krapi.

Ermali ka postuar pak më parë një foto nga dasma madhështore ku shfaqet krah Amit dhe çifti duken shumë elegant. Ami veshur me fustan blu e duket në super formë ndërsa Ermali pantallona vishnje e xhaketë ngjyrë pudër.

“Me shefen e Ami Event. Në një dasëm Vipash ku çdo gjë rrezaton, unë kam diamantin më të çmuar…”, shkruan Ermali krah fotos.