“Kam humbur katër të afërm”/ Flet i mbijetuari nga Thumana: Ca fqinj më nxorën prej krahu

Shëngjini ka hapur dyert për banorët e Lezhës, Kurbinit dhe Thumanës, të prekur nga tërmeti. Rreth 700 banorë janë akomoduar në një resort turistik në këtë zonë.

Ata janë të tronditur e tra.umatizuar, gra, të moshuar e fëmijë, teksa tregojnë t.merrin që kanë përjetuar mëngjesin e 26 nëntorit.

Në Shëngjin janë strehuar dhe banorë që kanë mbijetuar nga pallati i shembur i Thumanës, njëkohësisht edhe familjarë të vi.ktimave.

Gjendja e tyre psikologjike është mjaft e rënduar, teksa tregojnë historitë e tyre se si kanë arritur të dalin të gjallë.

Një prej të afërmëve të familjes Greku, e cila u shua e gjitha nën rrënoja, shprehet:

Në këtë tërmet kam humbur katër të afërm të mi, të familjes Greku. Unë e kam pas pallatin ngjitur me atë që u shemb plotësisht. Kemi shpëtuar për mrekulli. Kemi qenë në kat të dytë dhe s’e di si kemi dalë së bashku me gruan. Sapo dolëm, na ranë shkallët dhe Zoti bëri mrekulli që shpëtuam. Kemi parë tm.err. Unë u rrëzova, me morën ca fqinj për krahu dhe më larguan, që të mos më zinin rrënojat.I fikën edhe dritat dhe ishte errësirë e madhe. Tani kemi ardhur këtu në Shëngjin dhe kushtet janë shumë të mira, por jemi të traumatizuar dhe kemi nevojë për përkujdesje. Kemi kaluar një traumë shumë të madhe.Dje kam varrosur nipin dhe bashkë me dy pjesëtarët e familjes së tij. Dhimbja nuk ka kufi”