Connect with us

“Kam qenë në shpi”/ Djali kap mat të dashurën te Liqeni Artificial, shokon vajza me reagimin

Kuriozitete

“Kam qenë në shpi”/ Djali kap mat të dashurën te Liqeni Artificial, shokon vajza me reagimin

Një rast tradhtie është zbuluar nga një i ri ditën e sotme në kryeqytet në zonën e Liqenit Artificial. Djali, i cili shkruan në redaksinë e JOQ.al rastin e tij, tregon se si kapi “mat” të dashurën në krahët e një tjetri.

Gjithçka ndodhi para syve të tij dhe ai nuk mundi të bënte asgjë.

Djali ka vendosur të publikojë gjithçka (madje insiston të publikojë dhe emrin e vajzës, por duke mos e parë të arsyeshme ne nuk po e publikojmë të plotë), duke regjistruar dhe me video momentin, video nga e cila ka shkëputur vetëm një foto për ta ndarë me të tjerët dhe për t’i plasur në fytyrë tradhtinë të dashurës së tij.

Është për të ardhur keq fakti se si vajza sillet moskokçarëse përballë një djali, i cili duket se ka patur mjaft dashuri për të dhe se nga e gjitha kjo ka dalë i lënduar.

Përshëndetje JOQ. Dua të tregoj atë që më ka ndodhur sot, që nuk ia uroj askujt në jetë. Të zbulosh tradhtinë në formën më të hidhur.

Do dilja për kafe me një shokun tim te Liqeni Artificial në Tiranë. U ula, porosita kafe dhe ujë dhe shoh pak më tutje një person që mbante në krahë një vajzë. Nuk po u besoja syve kur pashë se ajo ishte e dashura ime.

Në momentin kur do ngrihesha, erdhi ai shoku. Nuk mund të reagoja, ta merrte vesh ai. I kam bërë video.

Ika me pretekstin se më kishte ndodhur diçka në familje. Erdha në shtëpi dhe i thyer nga ajo që pashë, vendosa t’i shkruaj asaj.

Nuk e di… si mund të më thotë se ka qenë duke fjetur? Dhe se i vjen prap për të fjetur.

Nuk  guxoj më t’i shkruaj, nuk dua t’i shoh fytyrën dhe nuk di si të reagoj.

Shumica mund të thonë shko kape e tregoja vendin, disa të tjerë mund të më ofendojnë se po tregohem mashkull idiot… por unë jam thyer komplet dhe s’di si të reagoj. Thjesht, kaq”, shkruan ai.

Përgjigja e vajzës është me të vërtetë për të vënë duart në kokë.

Sa më shumë fle, aq më shumë lodhem”, i shkruan ajo.

Dhe në fakt, përgjigja është e qartë.

Më poshtë është dhe pjesa e bisedës, në të cilën djali nuk ka dalë akoma në një përfundim.

Nuk dihet si do të përfundojë kjo histori, por është e qartë se lidhja mes këtij çifti mbaroi. Kush do ta vazhdonte marrëdhënien pas një tradhtie të tillë?

 

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top