Connect with us

Kapet “Dan Bilzeriani” i Shkodrës, 9 muaj pas denoncimit nga JOQ

Video

Kapet “Dan Bilzeriani” i Shkodrës, 9 muaj pas denoncimit nga JOQ

Kapet “Dan Bilzeriani” i Shkodrës, 9 muaj pas denoncimit nga JOQM. Gjini

Vec-e-jona

Ditën e sotme u arrestua “i tmerrshmi” i Shkodrës, i njohur me emrin Rinard (Frederik) Tota, 50 vjeç. Tota ishte denoncuar që në muajin shkurt të këtij viti nga redaksia jonë pas sinjalizimeve nga qytatarë të ndryshëm se shfrytëzonte femra për prostitucion dhe striptizëm në lokalin e tij “TATA” në Shkodër.

Sipas informacioneve të mbërritura në redaksinë tonë, mësohej se Tota është me origjinë nga Jugu, i martuar dhe me dy fëmijë dhe se kishte lidhje të forta me një familje mafioze mjaft të fuqishme në Shkodër.

Sipas denoncuesëve thuhej se ky person kishte njohje dhe lidhje me elementë të Partisë Socialiste.

Pikërisht ditën e sotme, në një deklaratë për mediat, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër Gjovalin Loka dhe Zv/Prokurori i Rrethit Shkodër Albert Murçaj u shprehën se strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Forcat e Drejtorisë Operacionale dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, kanë goditur në orët e fundit Grupin kriminal “Balerina”, të evidentuar në kuadër të operacionit të gjerë policor “Forca e Ligjit”. Në këtë kuadër janë arrestuar, 7 shtetas të dyshuar si anëtarë të këtij grupi kriminal, e konkretisht:

– Rinard (Frederik) Tota, 50 vjeç, banues në Shkodër, i dënuar disa herë për vepra të ndryshme penale.

– Kastriot Musa, 41 vjeç, banues në fshatin Barbullush Shkodër.

-S.M, 32 vjeçe, banuese në qytetin e Shkodrës, e denuar më parë për veprën penale ushtrim prostitucioni.

– A.M, 33 vjeçe, banuese në Shkodër.

– A.Ll, 33 vjeçe banuese në Burrel.

– A.N, 25 vjeçe, banuese në Lezhe.

– A.M, 33 vjeçe, banuese në Shkodër.

Si dhe është proceduar në gjendje të lirë shtetasi K.N, banues në qytetin e Shkodrës.

Shtetasi Rinard Tota dyshohet se ishte organizator i kësaj veprimtarie kriminale ku prej kohësh shfrytëzonte për ushtrim prostitucioni shtetaset e sipërpërmendura, në lokalin e tij “TATA”, në qytetin e Shkodrës.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar:

Ambjenti tre katësh në pronësi të shtetasit Rinard (Frederik) Tota, në të cilin realizohej veprimtaria kriminale.

Dy automjete tip Benx dhe Land-Rover në pronësi të Rinard (Frederik) Tota.

Një armë zjarri pistoletë.

Shtatë ora dore dhe një sasi e konsiderueshme bizhuterishë floriri të ndryshme.

Një Laptop dhe 8 telefona celularë të markave të ndryshme.

Një sasi parash të fituara nga ky aktivitet kriminal në prerje të ndryshme lek, euro, dollarë etj.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprat penale “Prostitucioni, Shfrytëzim prostitucioni, mbajtje e ambjenteve për prostitucion dhe pastrim produktesh të veprës penale”, parashikuar nga nenet 113, 114, 115 dhe 287 të Kodit Penal.

JOQ.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top