Connect with us

Kastro Zizo u përjashtua nga festivali i fundvitit, Kozeta Kurti sqaron të vërtetën

Kuriozitete

Kastro Zizo u përjashtua nga festivali i fundvitit, Kozeta Kurti sqaron të vërtetën

Kastro Zizo u përjashtua nga festivali i fundvitit, Kozeta Kurti sqaron të vërtetën

Lajmi se Kastro Zizo është përjashtuar nga Festivali i RTSH-së, pasditen e djeshme është publikuar në pothuaj të gjitha portalet pas një denoncimi që ish-Kryeministri Sali Berisha postoi në profilin e tij në Instagram.

Vetë këngëtari reagoi përmes një postimi në Facebook, përmes të cilit kërkoi që artistët të mos përdoren politikisht.

Pas kësaj nuk ka vonuar edhe reagimi i zëdhënëses së festivalit në RTSH, Kozeta Kurtit e cila ndër të tjera sqaroi se kënga e Kastros nuk e kaloi as fazën e parë kualifikuese.

“Mos i përdorni artistët politikisht! Gjatë ditës së sotme, mediat janë fokusuar në një status të Z. Sali Berisha, sipas të cilit Kastro Zizo është përjashtuar nga edicioni i 56-të i Festivalit të Këngës për shkak të tekstit politik.

Kënga e Kastros nuk është përjashtuar nga Festivali. Ajo nuk ka kaluar këtë fazë të garës, njësoj si edhe afro 40 këngë të tjera, për të cilat do ishte absurde, demotivuese, detajimi i arsyeve të skualifikimit.

Komisioni i përbërë nga: Luan Zhegu, Makelian Kapedani, Ben Andoni, Edmon Rrapi, Sokol Marsi kanë votuar secili në mënyrë të pavarur dhe mbajnë përgjegjësi personale për integritetin e tyre profesional.

Çdokush është i lirë të mbrojë krijimtarinë e tij artistike, por askush nuk ka të drejtë të ndosë artin me politikën. Kësaj të fundit i del teatri në të cilin interpreton çdo ditë”, shkruan Kozta në statusin e saj. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top