Connect with us

Katalonja voton pro shpalljes së pavarësisë nga Spanja

Kuriozitete

Katalonja voton pro shpalljes së pavarësisë nga Spanja

Katalonja voton pro shpalljes së pavarësisë nga Spanja

Parlamenti i Katalonjas votoi për shpalljen e pavarësisë nga Spanja, menjëherë pasi kjo e fundit vendosi sundimin direkt. Lëvizja u mbështet 70 me 10 në një votim të bojkotuar nga deputetët e opozitës.

Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy më herët u tha senatorëve se ishte e nevojshme rivendosja e drejtpërdrejtë e sundimit direkt për të kthyer ligjin, demokracinë dhe stabilitetin në Katalunjë.

Fjalimi i kreut të ekzekutivit u prit me duartrokitje në Senat, ku partia e tij popullore ka shumicën.

“Masat e jashtëzakonshme janë të nevojshme sepse nuk ka zgjidhje tjetër për Katalonjën përveç rikthimit të ligjit, demokracisë dhe stabilitetit. Qeveria e atjeshme po përçan familjet e po gjymton shoqërinë. Njerëzit kanë vuajtur që tani mjaftueshëm; paqartësia e situatës ka larguar bizneset nga rajoni.

Ajo që u nevojitet katalanasve nuk është mbrojtje nga imperializmi spanjoll, siç i thonë ata, por nga një minorancë që në mënyrë të patolerueshme e shpallin veten pronarë të Katalonjës”, tha Rajoy.

Tani sytë kthehen nga Senati spanjoll, i cili po diskuton propozimin e qeverisë për kontrollin ndaj Katalonjës.

Kriza filloi kur katalanasit mbështetën pavarësinë nga Spanja në një referendum që u quajt i paligjshëm disa javë më parë. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top