Connect with us

Katër rregullat e mirësjelljes të cilat nuk duhet t’i thyejmë (Foto)

Kuriozitete

Katër rregullat e mirësjelljes të cilat nuk duhet t’i thyejmë (Foto)

Rregullat e mirësjelljes janë të thjeshta dhe shumica e njerëzve i din ato.

Sidoqoftë, nuk është gjë e keqe nëse herë pas here ia rikujtoni vetvetes disa nga këto rregulla, e veçanërisht kur filloni t’i thyeni ato, transmeton Telegrafi.

Mbajtja e çantës

Shpeshherë kemi parë ndonjë ‘xhentëlmen’ duke ia mbajtur çantën e dorës të dashurës së vet! Por, përveç në raste tejet të nevojshme, çanta e dorës duhet të mbahet nga vet zonja!

Çfarë të vishni në shtëpi

Nëse është vikendi apo jeni kthyer nga puna pas një dite të ngarkuar dhe dëshironi të vishni pizhame për t’u rehatuar, atëherë më mirë të mendoni dy herë! Faktikisht në vend të pizhameve, është mirë të vishni rroba tjera të rehatshme të cilat nuk janë për gjumë!

Çfarë të bëni me kapelën kur hyni në shtëpi

Pavarësisht sa ftohtë është jashtë, kapelën asnjëherë nuk duhet ta mbani në kokë kur hyni në ndonjë shtëpi!

Nëse ftoheni për darkë

Nëse dikush ju ka ftuar për darkë, atëherë mos insistoni ta ndani faturën! Rregullat e mirësjelljes janë të caktuara edhe për këtë rrethanë: ftuesi gjithmonë paguan! /Telegrafi/

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top