Connect with us

Kërcënuan me hedhje nga lartësia, pas negociatave burrë e grua zbresin nga vinçi

Kuriozitete

Kërcënuan me hedhje nga lartësia, pas negociatave burrë e grua zbresin nga vinçi

Kërcënuan me hedhje nga lartësia, pas negociatave burrë e grua zbresin nga vinçi

Kanë zbritur pas afro dy orësh nga vinçi, çifti i bashkëshortëve që kërcënonte se do hidhej nga lartësia.

Rreth orës 09.30 të ditës së sotme Ferdinand Saraçi dhe Teuta Gjinollari, janë bindur të zbresin, pas negociatave me punonjësin ë zjarrëfikëses i cili u ngjit në lartësi.

Në vendin e ngjarjes ndodhet një këshilltar i Ministrisë së Arsimit dhe një përfaqësues i Bashkisë Tiranë.

Dy bashkëshortët janë shoqëruar në polici, ku do të merren në pyetje mbi arsyet e një veprimi të tillë.

Dy bashkëshortët Ferdinand Saraçi dhe Teuta Gjinollari, qysh prej orës 07.30 të mëngjesit të sotëm, qëndruan në lartësinë e frikshme të një vinçi pranë Pallatit të Kulturës në Tiranë.

Bëhet e ditur se ata janë ish-të përndjekur politikë, ndërkohë që nuk dihet më shumë mbi motivin e këtij veprimi.

Gjatë kohës së qëndrimit në lartësi ata kërkuan që të shkojnë në vendin e ngjarjes ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. /a.y/noa.al

Burrë e grua në majë të vinçit: Na sillni Nikollën dhe Veliaj, ndryshe do hidhemi

Dy persona hipin majë vinçit në qendër të Tiranës, kërcënojnë se do hidhen

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top