Connect with us

Këshilla të amvisave me eksperiencë: Super-truk me të cilin nuk do të detyroheni shpesh ta shkrini frigoriferin

Kuriozitete

Këshilla të amvisave me eksperiencë: Super-truk me të cilin nuk do të detyroheni shpesh ta shkrini frigoriferin

Me këtë truk të vogël, akulli më nuk do të grumbullohet lehtë në frigorifer. 

Edhe pse frigoriferët e rinj të shumtën kanë teknologjinë, e cila nuk lejon krijimin e akullit nëpër mure të frigoriferit, një numër i madh i qytetarëve tanë akoma i kanë frigoriferët e vjetër dhe rregullisht i pastrojnë nga akulli, transmeton Telegrafi.

Për ta penguar grumbullimin e tij, shkrini frigoriferin dhe frigoriferin me ngrirje të thellë, pastroni, thani muret me leckë të thatë dhe pastaj lyeni lehtë me vaj.

Kjo do të vështirësojë dukshëm krijimin e akullit nëpër mure të frigoriferit.

Meqenëse akulli krijohet për shkak të tepricës së lagështisë në frigorifer,mbyllni mirë të gjitha qeset të cilat i vendosni në të, në mënyrë që sa më pak lagështi të dalë nga to.

Me përdorimin e qeseve me mbyllës dhe enëve me kapakë do të pengoni formimin e akullit në frigorifer, ndërkaq me nxjerrjen e ajrit nga qesja do të pengoni formimin e akullit në brendinë e qeses.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top