Connect with us

Këshilli i Mandateve mblidhet sot pasdite, Tahiri del nga banesa: S’keni parë gjë akoma

Kuriozitete

Këshilli i Mandateve mblidhet sot pasdite, Tahiri del nga banesa: S’keni parë gjë akoma

Këshilli i Mandateve mblidhet sot pasdite, Tahiri del nga banesa: S’keni parë gjë akoma

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka lënë pak minuta më parë ambientet e banesës së tij dhe ka hipur në automjetin e tij personal.

I pyetur nga gazetarët Tahiri ka pranuar të komentojë shumë shkurt lidhur me kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e tij duke u shprehur: "Prisni, s'keni parë gjë akoma".

Pas kërkesës së Prokurorisë së Përgjithshme për marrjen e autorizimit për arrestimin e Tahirit, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka vendosur mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe Imunitetit.

Mbledhja është caktuar të mbahet në orën 19.00 në Kryesinë e Kuvendit. Vendimi që do të merret në këtë mbledhje do të përcaktojë edhe fatin e ish-ministrit. Referuar rregullores, ai ka të drejtë të parashtrojë pretendimet e tij.

Pjesë e këtij komisioni që ka në dorë vendosjen ose jo para ligjit të Saimir Tahirit janë Gramoz Ruçi, Klotilda Bushka, Bledar Çuçi, Vasilika Hysi, Ulsi Manja, Eduard Halimi, Gent Strazimiri, Enkelejd Alibeaj, Nasip Naço dhe Dhurata Çupi.

Nëse ky komision voton me shumicë heqjen e mandatit të Tahirit, atëherë ai do të shkojë për votim në seancën parlamentare, për t’i hapur rrugën më pas ekzekutimit të urdhrit të arrestit. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top