Connect with us

Kështu dukej bota 300 milionë vjet më parë (Foto)

Kuriozitete

Kështu dukej bota 300 milionë vjet më parë (Foto)

Dikur, bota që e njohim sot ishte më shumë si një kontinent i madh, ku Euroazia, Amerika e Veriut, Amerika e Jugut, Afrika, India, Antarktida dhe Australia ishin që të gjitha bashkë.

Fotografia: LucasVB/Creative Commons

Besohet se para 335 milionë vitesh të gjitha kontinentet që i njohim sot ishin bashkë dhe filluan të ndaheshin rreth 175 milionë vjet më parë.

Fotografia: United States Geological Survey / Creative Commons

Me kalimin e kohës dhe shkaqeve komplekse shkencore, kontinenti i madh dhe i vetëm në Tokë filloi të ndahej. Një artist ka krijuar një hartë me kufijtë modern politik – dhe nuk është ajo që e prisni.

Në hartë, Britania e Madhe nuk është më ishull, por ka kufij tokësor me Francën, Norvegjinë dhe Irlandën, dhe SHBA ndan kufirin me Marokun, Mauritaninë, Senegalin dhe Kubën.

Kanadaja ka në kufi Danimarkën, Portugalinë, dhe Maroku me Spanjën ka kufij tokësor me Algjerinë. Italia ndan kufirin me Tunizinë, Greqia me Libinë.

Australia është në kufi me Antarktidën, e cila është afër Indisë, Sri Lankës dhe Mozambikut.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top