Connect with us

Këta janë njerëzit më me fat në botë (Foto)

Video

Këta janë njerëzit më me fat në botë (Foto)

Nganjëherë përjetojmë ngjarje të cilat janë absolutisht të rralla dhe të rastësishme.

Më poshtë Gazeta Express ju njofton me njerëzit më fatlumë në botë.

Lena Pahlsson

Lena Pahlsson gjeti unazën e martesës të cilën e humbi 16 vjet më parë përderisa ishte duke mbjellë perime në kopshtin e saj. Një karotë u rrit nëpërmes unazës, dhe karota u nxor së bashku me unazën.

Steve Flaig

Seteve u rrit pa nënën e tij dhe po e kërkonte atë për vite të tëra. Por, ai kuptoi se ishte duke e kërkuar nënën e tij me mbiemër të gabuar. Një rastësi ndodhi dhe ai e gjeti nënën e tij. Steve filloi të punonte në një dyqan të madh, në të cilin po punonte edhe një grua me mbiemrin e njëjtë me të nënës së tij. Në fund doli se ajo ishte në fakt nëna e tij, transmeton Gazeta Express.

Virginia Fike

Virginia gjithmonë zgjodhi kombinimin e njëjtë të numrave në tiketat e saj të lotarisë. Numri i parë ishte numri i viteve të martesës së prindërve të saj dhe numri i dytë mosha e tyre në vitin e martesës. Më 2012, ajo luajti dy tiketa me numrat e njëjtë rastësisht, ku secila tiketë i solli asaj miliona dollarë.

Tsutomu Yamaguchi

Tsutomu është njeri i vetëm që u shpëtoi dy sulmeve bërthamore në Japoni. Ai ishte në një udhëtim biznesor në Hiroshima kur ndodhi sulmi bërthamor, vetëm 3km larg shpërthimit. Ai pësoi djegie por shpëtoi. Tri ditë më vonë, ai u kthye në vendin e punës në Nagasaki, ku ndodhi shpërthimi i dytë.

Harrison Odjegba Okene

Harrison punonte si një kuzhinier në një anije. Ai ishte një tualet kur anija filloi të fundosej dhe nuk ia doli që të evakuohej në kohë. Për fat të mirë, ai ia doli që të shkonte në dhomën e motorit ku ishte formua një ‘ajrbeg’. Shpëtimtarët ishin në gjendje që ta gjenin atë pas tri ditësh. Harrison ishte i vetmi i mbijetuar nga 12 anëtarët e ekipit.

Joan Ginther

Kjo shitëse ia shiti tiketën fatlume të lotarisë prej 5.4 milionë dollarësh Joan Ginther. 10 vite më vonë, Joan fitoi 2 milionë dollarë, 3 vite më vonë 3 milionë dollarë më shumë. Në fund, më 2008, ajo fitoi xhekpotin prej 10 milionë dollarës.

Juliane Koepcke

Juliane Koepcke i shpëtoi përplasjes me avion mbi lumin Amazon më 1971. 17-vjeçarja ia doli që t’i shpëtonte rrëzimit të aeroplanit me vetëm disa gërvishtje. Pas aksidentit, Juliane mbeti në xhungël në mesin e kafshëve të egra për disa ditë, derisa u shpëtua nga vendasit. Juliane ishte e vetmja e mbijetuar në atë aeroplan.

Maarten de Jonge

Çiklisti profesionist nga Holanda, Maarten de Jonge rezervoi dy bileta fluturimi me dy agjenci ajrore malajziane, dhe i anuloi ato në momentin e fundit. Një nga aeroplanët u zhduk diku në Oqeanin Indian, dhe tjetri u përplas më 2014.

Frane Selak

Frane Selak është një mësues kroat i muzikës i cili i shpëtoi fillimisht vdekjes kur një tren ra në liqen. Pas kësaj, ai i shpëtoi një aksidenti me veturë dhe ra nga aeroplani, përderisa 19 pasagjerët e tjerë vdiqën tragjikisht. Ai u shpëtoi edhe disa aksidenteve të tjera me veturë. Në fund, Frane fitoi rreth një milion euro në lotari.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Video

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top