Këtë s’e keni parë, momenti kur djali i Remzies prenë tortën me Gëzimen

Dasma madhështore e djalit të këngëtares Remzie Osmani me Gëzimen ka qenë kryetemë e shumë mediave rozë mbrëmë

Por, njëri prej momenteve më interesante ka ikur, për shkak se në orët e hershme të mëngjesit dhëndëri ka prerë tortën me nusen, shkruan GazetaExpress.

I rrethuar me familjarë të ndryshëm, ata kanë prerë tortën që ishte një tortë gjigante, derisa kanë shkëmbyer gotat me shampanjë në formë zemre me nusen.

Mbrëmë në një dasmë shume glamuroze, djali i Remzies, Hamzai që është edhe biznesmen, i dha fund beqarisë me Gëzimen, e cila papritur e gjeti vetën në fokus të mediave në tërë vendin. /GazetaExpress/