Këtë se prisnim: Edhe pas martesës, Blero dhe Afrona nuk jetojnë bashkë

Blero dhe Afrona kurorëzuan  dashurinë e tyre disavjeçare në martesë me datë 21 Shtator. Dasma u organizua në Shëngjin dhe të ftuar ishin shumë familjarë, miq e kolegë.

Si dy të martuar, çifti supozohet të jetojnë së bashku, mirëpo nuk ka ndodhur kështu. Në një intervistë të dhënë se fundmi për ‘Prive’ Blero ka zbuluar se ai dhe Afrona nuk qëndrojnë poshtë së njëjtës çati si dhe ka treguar arsyet.

Këngëtari është shprehur se për shkak të angazhimeve të shumta ende nuk e kanë nisur bashkëjetesën. Po ashtu ato nuk e kanë ndarë ende mendjen se ku duan të jetojnë, midis Prishtinës dhe Zvicrës dhe kështu do të vazhdojnë edhe për pak kohë.