Connect with us

Këtë vogëlushe babai e braktisi dy muajshe, por sot e adhuron tërë bota (Foto)

Showbiz

Këtë vogëlushe babai e braktisi dy muajshe, por sot e adhuron tërë bota (Foto)

Mega ylli mbeti pa baba kur i kishte vetëm dy muaj. U lind në vitin 1988, ndërsa nëna e saj atëherë ishte vetëm 18 vjeçe.

Dy muaj pasi u lind Adele, babai i saj i mblodhi gjërat dhe i braktisi, ndërsa ajo për shkak të zhvendosjeve të shumta nëpër gjithë Britaninë e Madhe, gjatë rinisë i ndërroi rreth dhjetë shkolla të ndryshme.

Kurrë nuk ka pasur ambicie për famë. Një mik e kishte publikuar një këngë të saj në rrjetet sociale, dhe shumë shpejtë e kontaktuan producentë.

Ishte viti 2006 kur e nënshkroi kontratën me një shtëpi diskografike dhe e publikoi albumin e parë “19” i cili u shit në 10 milionë ekzemplarë.

Pastaj u dashurua në një mashkull 10 vjet më të vjetër, dhe kur u ndanë, ajo e shkroi këngën “Someone like you” e cila u bë hit shumë i madh dhe atë e shndërroi në njërën nga këngëtaret më të famshme botërore.

Sot pas vetes i ka tri albume, 15 Grammy të fituara dhe qindra shpërblime tjera. Përveç kësaj, ajo mban madje 11 rekorde në “Librin e rekordeve të Guinness’it”.

 

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Showbiz

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top