Connect with us

Kishit dyshime për ribashkimin e tyre? Kjo foto e Selenës dhe Justin vërteton gjithçka

Kuriozitete

Kishit dyshime për ribashkimin e tyre? Kjo foto e Selenës dhe Justin vërteton gjithçka

Kishit dyshime për ribashkimin e tyre? Kjo foto e Selenës dhe Justin vërteton gjithçka

Pak ditë pasi janë fotografuar duke bërë një shëtitje në rrugë, fotoja e radhës u vë “vulën” të gjitha thashethemeve që janë thënë deri më tani.

Selena është ndarë përfundimisht nga The Weeknd, dhe është ribashkuar me ish-in e saj, Justin Bieber.

Çifti është fotografuar duke u puthur, në përfundim të ndeshjes së hockey në LA. Shëtitjet, takimet në shtëpi, xhirot me biçikletë, nuk paskan qenë dhe aq miqësore sa mund të mendonim.

Ndonëse në fillim, burime pranë tyre u shprehën se janë thjesht miq, duket se qëndrimi për një kohë të gjatë bashkë, u ka rindezur ndjenjat.

Por duhet theksuar se edhe The Weeknd po mundohet që të rikthehet me ish-të dashurën e tij Bella Hadid. Abel është fotografuar teksa dilte nga apartamenti i Bella-s në New York.

Ai përkulej herë pas here për t’iu fshehur paparacëve, por çdo tentativë ka qenë e kotë pasi ky moment nuk i ka shpëtuar mediave të huaja. Thuhet se The Weeknd po bën çmos që të pajtohet me Bella-n, pas ndarjes me Selena-n. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top