Kivanç Tatlitug flet për rolin tek ‘Ironia e fatit’: Për mua ishte sfidë

Një nga aktorët më të paguar turk, Kivanç Tatlitug është rikthyer në ekranin shqiptar me serialin më të ri që transmetohet në TV Klan “Ironia e fatit”.

Në një intervistë për “Tvklan.al”, Kivanç ka folur më shumë për rolin e tij si Kadir duke u shprehur se është hera e parë që luan një personazh të tillë.

“Ka disa ngjashmëri mes karaktereve të cilat kam luajtur në projektet e tjera. Megjithatë, është shumë e rëndësishme për mua që rolet që luaj të jenë të dallueshëm dhe të ndryshëm nga njëri-tjetri. Mbi këto baza formësoj edhe karrierën time profesionale. Kadir, Kuzey, Kurt Sejit, Halil, Behlul dhe Xhesur…ata janë të gjithë të ndryshëm nga njëri-tjetri. Për shembull, këtë herë tek “Ironia e Fatit” është hera e parë që unë luaj rolin e një babai, apo të një oficeri policie. Ishte një sfidë. Jemi stërvitur shumë. Kadir, përfundimisht është një karakter unik për mua”, u shpreh Kivanç.