Connect with us

Kjo gropë po tmerron botën, banorët nuk i afrohen: Lëshon zhurma të frikshme (Foto)

Kuriozitete

Kjo gropë po tmerron botën, banorët nuk i afrohen: Lëshon zhurma të frikshme (Foto)

Rritja e temperaturave globale po sjell ndryshime të forta në sipërfaqen e tokës në pjesë të ndryshme të botës. Një prej zonave më të prekura është edhe Siberia, në të cilën po hapen sëfundmi gropa të thella dhe të mëdha, për të cilat shkëncëtarët thonë se kanë të bëjnë me rritjen e temperaturave, shkruan Albeu.com.

Mirëpo, është një tjetër krater ai cili ka tërhequr vëmendjen e shkencëtarëve vitet e fundit.

Bëhet fjalë për kraterin e “Batagaikas”, i ndodhur në Siberi.

Toka u vedhis në vitin 1960 duke sjellë një krater të vogël, por kalimi i viteve dhe rritja e temperaturave po e zgjeron edhe më tej atë. Tani bëhet fjalë për një krater 1 km të gjatë dhe rreth 100 metra të thellë, shkruan Albeu.com.

Shkencëtarët thonë se zgjerimi i kraterit lidhet me faktin se rritja e temperaturave në zonën e ngrirë të Siberisë bën që të shkrijë korja e sipërme e tokës duke shkaktuar kështu vedhisje të mëdha.

Ndërkohë, banorët lokalë kanë ngritur legjenda mbi këtë krater duke thënë se aty lidhet bota e nëndheshme me atë aktuale.

Ata refuzojnë t’i afrohen këtij krateri duke rrëfyer se shpesh dëgjojnë zhurma të thella prej aty.

 

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top