Connect with us

Kjo grua nuk ka ngrënë kurrë gjatë jetës së saj, ajo pi vetëm qumësht dhe ujë (Foto)

Kuriozitete

Kjo grua nuk ka ngrënë kurrë gjatë jetës së saj, ajo pi vetëm qumësht dhe ujë (Foto)

Shumë persona janë të limituar sa i përket ushqimit, kjo pasi mundohen të mbajnë trupin në formë dhe të mos shtojnë kilogramë të tëpërt, mirëpo 25-vjeçarja nga India nuk e ka këtë brengë edhe pse nuk ka ngrënë ushqim që nga lindja.

Manju Dharra, 25 vjeç, nga Sonipat, në New Delhi vuan nga një sëmundje e rrallë që e ndalon atë të hajë ushqim përveç konsumimit të qumështit dhe ujit. Ajo vuan nga Achalasia, një sëmundje e rrallë që shkakton të vjella në momentin që ha diçka, pasi që valvula nga gryka në stomak nuk lejon ushqimin të kalojë, dhe kështu ajo detyrohet të pijë vetëm qumësht dhe ujë, transmeton gazetameto.net

Nëna e saj, Bhagwati Dharra ka thënë se Manju e ka këtë problem që nga lindja. Po ashtu ajo nganjëherë pi edhe ndonjë lëng

“Ajo merr vetëm lëngje si qumësht, çaj, ujë dhe nganjëherë lëng. Kryesisht ajo merr qumësht, çaj, dhallë, ujë. Nëse ha ushqim të fortë, ajo përballet me problemin e të vjellave papritmas”, ka thënë nëna e saj.

Manju është në gjendje të pijë pesë litra qumësht në ditë. Përveç qumështit të lopës, ajo pi çaj, ujë dhe dhallë, burimet e saj të vetme  ushqyesve. Familja e saj ka edhe 5 fëmijë tjerë po asnjë nga ta nuk e ka këtë sëmundje, përveç Manju’s, trasmeton gazetametro.net

Dr Adarsh Sharma, një pediatër nga Jaipuri, thotë se Manju mund të shërohet me vetëm një operacion por familjes i mungon fondi shumë i nevojshëm.

Manju është në gjendje të bëjë punët shtëpiake, edhe pse ajo shpesh ndjen dhimbje.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top