Klani i femrave të fondit BESA që përfituan 3.7 mln euro/ Plasi sherri në gjykatë, drejtoresha: Isha në delir

Gjykata e Tiranës ka dhënë ditën e sotme masën e sigurisë për grupin e Fondit BESA, të cilët me anë të kredive fiktive kishin përfituar 3.7 milionë euro.

Në këtë grup bënte pjesë drejtoresha e filialeve, me disa oficere dhënie kredish, të cilat jepnin kredi fiktive tek klientët që siguronte sekserja Orkida Driza. Teksa paratë i mbanin për vete, klientët nuk paraqiteshin fare në zyra. Në të vërtetë, ata merrnin vetëm 20-30 mijë lekë. Ndërkohë që në dokumentacion shënohej 1 deri në 1.5 milionë lekë.

Arrest me bu rg

Mihal Hanxhari.

Blertina Kanani.

Albana Imami.

Orkida Driza.

Arrest shtepie.

Matilda Domi.

Esmeralda Vaso.

Ideatorja e skemës, Imami, pranoi në gjykatë se ka dhënë kredi fiktive dhe se e ka bërë këtë në një moment pavetëdije:

Kam qenë e pavetëdijshme. Kur kanë ndodhur ngjarjet, unë kam qenë në delir.”
Në seancë ka patur edhe debate mes saj dhe oficerëve të tjerë të arrestuar, të cilët kanë pranuar fajin por kanë thënë se e gjithë procedura është bërë me kërkesë të Imamit.

Dosja.al zbulon identitetin e 7 punonjësve të arrestuar të filialit të Fondacionit “Besa”, që akuzohen se kanë mashtruar rreth 800 persona duke zhvatur rreth 3.7 milionë euro nga kompania.

Albana Imami, 48 vjeçe, drejtoreshë në një nga degët e filialit të fondacionit, që ka hartuar skemën.

Blertina Kanani, 41 vjeçe, oficere kredie.

Matilda Domi, 27 vjeçe, oficere kredie.

Mihal Hanxhari, 41 vjeç, ish-oficer kredie.

Esmeralda Vaso, 38 vjeçe, oficere kredie.

Orkida Driza, 41 vjeçe, me rolin ndërmjetësuese për gjetjen e personave për kredi fiktive.

Aritin Aliaj, 32 vjeç, me rolin ndërmjetësues për gjetjen e personave për kredi fiktive.

Dritan Kathli, sekseri që gjente njerëz, i shpallur në kërkim.

Pas mashtrimit me 2 milionë euro, Imami ka krijuar edhe një borxh tjetër prej 1.7 mln euro për të shlyer dëmin, duke e çuar bilancin e skemës së mashtrimit, me 3.7 milionë euro.

Klientët e grupit, janë banorë të zonës së Shkozës dhe burime nga Policia e Shtetit, bëjnë me dije se ata iu përkasin kategorive sociale me probleme ekonomike.

U mësua se nga kjo skemë që mund të cilësohet si piramidale u prekën më shumë se 800 persona.