Connect with us

Klaudia Pepa feston ditëlindjen, ja si ka zgjedhur ta urojë Albi Nako

Kuriozitete

Klaudia Pepa feston ditëlindjen, ja si ka zgjedhur ta urojë Albi Nako

Klaudia Pepa feston ditëlindjen, ja si ka zgjedhur ta urojë Albi Nako

Balerina e njohur Klaudia Pepa feston sot 25-vjetorin e lindjes. Me siguri ajo ka marrë shumë urime në këtë përvjetor të rëndësishëm të lindjes. Me kuriozitet në fakt mund të pritet urimi i ish-bashkëshortit të saj, Albi Nakos.

Ata të dy edhe pas ndarjes duket që kanë ruajtur një marrëdhënie për t’u pasur zili. Këtë gjë e tregon edhe urimi publik që i ka bërë Albi në foton që Klaudia ka postuar në profilin e saj në Instagram. Albi i uron asaj çdo të mirë, siç ajo ka edhe zemrën.

“Edhe 75 vite të tjera ti jetosh e lumtur e gëzuar siç ke zemrën. Happy birthday”,-i ka shkruar Albi-Klaudias.

Klaudia është zgjuar e surprizuar sot me dhomën e mbushur me tollumbace dhe çanta me dhurata, por nuk e mësuam se cili ishte personi që e surprizoi.

Balerina ka kaluar një vit jo shumë të lehtë pas divorcit nga bashkëshorti, koreografi Albi Nako.

Por tashmë, duket se ka kaluar çdo problem duke u shfaqur e buzëqeshur dhe e rrethuar me tullumbace me formë zemre dhe ku shkruhet “dashuri”. /b.l/noa.al/.

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top