Connect with us

Kombet e Bashkuara dhe Telekom deklarojnë partneritetin për një shtysë të axhendës së objektivave globale në Shqipëri

Kuriozitete

Kombet e Bashkuara dhe Telekom deklarojnë partneritetin për një shtysë të axhendës së objektivave globale në Shqipëri

Kombet e Bashkuara dhe Telekom deklarojnë partneritetin për një shtysë të axhendës së objektivave globale në Shqipëri

Agjencitë e Kombeve të Bashkuara në Shqipëri dhe Telekom Albania kanë nisur një partneritet për të nxitur veprimet drejt arritjes së Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm në Shqipëri.

Kombet e Bashkuara dhe Telekom Albania do të punojnë së bashku për rritjen e ndërgjegjësimit dhe gjenerimin e mbështetjes për Objektivat Globalë, ndërkohë që do të zbatojnë veprime konkrete për t'i kthyer në realitet këto Objektiva Globalë.

Kombet e Bashkuara dhe Telekom kanë bashkuar përpjekjet për t'i sjellë OZHQ-të më pranë studentëve, mësuesve, bizneseve, botës akademike dhe komuniteteve në përgjithësi. Fushata ka për qëllim angazhimin e njerëzve që të bëhen pjesë e zgjidhjes.

Koordinatori i Përhershëm i Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, Z. Brian J. Williams, theksoi: "Axhenda 2030 po mobilizon një partneritet të ri global për zhvillimin e qëndrueshëm, siç nuk e kemi parë ndonjëherë më parë. Më shumë se kurrë më parë, shoqëritë private janë duke kuptuar sesi aktivitetet e tyre kontribuojnë në arritjen e Objektivave. Ka shumë mënyra se si këto biznese private mund të kontribuojnë. Ato mund të shohin se si produktet e tyre, në rastin konkret teknologjia më bashkëkohore, bën të mundur që individët të kenë akses në informacion dhe në shërbime, apo madje të përfshihen në mënyrë më aktive si qytetarë me qeveritë e tyre. Kompanitë mund të konsiderojnë gjurmën e tyre të karbonit, përdorimin prej tyre të materialeve të ricikluara, e kështu me radhë. Ose të shqyrtojnë se si praktikat e tyre mund të promovojnë barazinë gjinore dhe përfshirjen sociale. Sinjalet që kompanitë private i përcjellin publikut janë shumë të rëndësishme, për atë çfarë është e pranueshme, si dhe rëndësinë e të drejtave të njeriut. Axhenda 2030 nuk do të arrihet pa pjesëmarrjen e institucioneve private dhe publike. Për këtë arsye, ne jemi të lumtur që jemi partnerë me "Telekom" për rritjen e ndërgjegjësimit, për informimin dhe për të angazhuar shqiptarët në lëmin e çështjeve kritike që trajtojnë Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm".

Duke pasur parasysh se teknologjitë e informacionit dhe të komunikimit janë shtylla e shoqërisë së sotme dixhitale dhe kanë potencial të jashtëzakonshëm për të përshpejtuar progresin eOZHQ-ve, Telekom Albania, si pjesë e Grupit Deutsche Telekom, ofruesi lider i shërbimeve të telekomunikacionit në Evropë, i mbështet këto objektiva duke ndjekur një numër të madh nismash.

Në fjalën e tij, Drejtori Ekzekutiv i Telekom Albania, Z. Dimitris Blatsios, shprehu vullnetin e kompanisë që ai drejton për të forcuar partneritetin me Agjencitë e Kombeve të Bashkuara me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të publikut mbi Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, si dhe nxitjen e veprimeve konkrete për arritjen e këtyre objektivave.

“Prej disa vitesh, shumë nga Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, të përcaktuara në Axhendën 2030 të OKB-së, përputhen me veprimtarinë e përditshme të Telekom Albania. Ne, jo vetëm mbështesim financiarisht për përmirësimin e jetës së grupeve në nevojë, por edhe vetë punonjësit tanë japin në mënyrë të vazhdueshme kontributin e tyre vullnetar. Në kohën tonë të lirë, ne ndihmojmë në rikonstruksionin e spitaleve, qendrave për të moshuar, shtëpive të fëmijëve dhe shkollave për fëmijë me nevoja të veçanta. Të gjitha këto i bëjmë me kënaqësi, pasi jemi të vetëdijshëm që ndihma për personat në nevojë është një objektiv madhor në jetë.

Telekom Albania, me ndihmën e teknologjisë së avancuar, ndihmon njerëzit të kenë akses në dijet e pafundme që ofron interneti. Ne kujdesemi për mjedisin dhe pakësojmë vazhdimisht konsumin e energjisë gjatë punës tonë. Nismat e Telekom Albania për “qytetet inteligjente”, si parkimi inteligjent, karikimi i automjeteve elektrike, si edhe projekte të tjera në të ardhmen, ndihmojnë qytetarët të ruajnë burimet e çmuara natyrore. Telekom Albania ka një kontribut të rëndësishëm në ekonominë shqiptare. Duke qenë një nga investitorët më të mëdhenj në vend, ne jemi edhe kontribues të rëndësishëm në të ardhurat tatimore dhe nivelin e punësimit. Një ndër objektivat për të cilët ndjehemi krenarë është barazia gjinore, pasi stafi i Telekom Albania përbëhet nga 60% gra dhe vajza. Ne besojmë shumë se disa prej nesh mund të krijojnë një të nesërme më të mirë, ndaj kemi vullnetin dhe forcën për t’u përpjekur!" – u shpreh z. Blatsios.

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top