Connect with us

Kombinimi jetik që lufton sëmundjet më vdekjeprurëse të shekullit të 21-të!

Shëndetësi

Kombinimi jetik që lufton sëmundjet më vdekjeprurëse të shekullit të 21-të!

Çfarë është? 

Moringa është një përbërës që është vlerësuar gjerësisht nga shumë kultura që në lashtësi. Sot, përdorimi i saj është inkurajuar nga organizata të ndryshme humanitare për të luftuar kequshqyerjen dhe efektet e saj në rajonet e goditura nga varfëria.

Përfitimet shëndetësore të moringës janë të shumta. Ajo trajton çrregullimet e stomakut, alergjitë e stinës dhe edemën. Fuqia antioksiduese e moringës ndihmon në mbrojtjen e mëlçisë, diabetin, mbrojtjen e shëndetit të syve, shëndetin kardiovaskular, shëndetin e kockave, shërimin e plagëve. Ka një ndikim të madh edhe në forcimin e flokëve dhe në lëkurë.

Prejardhja 

Moringa është një pemë e vogël nga India, Pakistani dhe Nepali që është përdorur për gjenerata të tëra në vendet Lindore për të trajtuar dhe parandaluar sëmundje të tilla si diabeti, sëmundjet e zemrës, anemia, artriti, sëmundjet e mëlçisë dhe sëmundjet e frymëmarrjes, lëkurës dhe çrregullimeve të tretjes.

Benefitet

Ajo është e pasur me veti antibakteriale që ndihmojnë në luftimin e infeksioneve të ndryshme, duke përfshirë herpesin. Ndihmon të luftoni një sërë sëmundjesh të rrezikshme si:

1. Trajton artritin

Ajo ndihmon në reduktimin e inflamacionit falë komponentëve të saj anti-inflamator. Përveç kësaj, ajo përmban minerale të tilla si magnez, hekur, bakër, kalium ose kalcium që ndihmojnë në forcimin e sistemit lokomotor duke shmangur sëmundjet në të ardhmen.

2. Parandalon shfaqjen e kancerit

Klinikisht, është zbuluar se ekstrakti nga gjethet e moringës pengon përhapjen e qelizave të kancerit, sepse ajo përmban izotiocianat benzil. Shumë studime shkencore kanë treguar se ky kompleks kimik ka aftësi mbrojtëse kundër kancerit. Gjithashtu ndihmon njerëzit që janë duke u nënshtruar kimioterapisë, sepse forcimi i qelizave të tyre ndihmon në mbështetjen e trajtimit të kancerit.

3. Ul kolesterolin

Në një studim të kafshëve të botuar në ‘Journal of Ethnopharmacology’u zbulua se efektet e moringës mund të krahasoheshin me efektet e drogës në fuqinë që ka për të ulur kolesterolin.

4. Lehtëson dhimbjen e kokës

Në mjekësinë tradicionale indiane, gjethet përdoren për të zvogëluar ose eliminuar një dhimbje koke të thjeshtë dhe migrenën për shkak të veprimit të saj anti-inflamator. Në përgjithësi, ajo ka një veprim analgjezik që lehtëson dhimbjen.

5. Trajton problemet me stomakun

Ka efekte anti-ulçer kështu që rekomandohet për rastet e ulçerave të stomakut. Ky veprim mbrojtës është gjithashtu i dobishëm për rastet e acidit të stomakut.

7. Mbron mëlçinë

Rekomandohet shumë për të parandaluar sëmundjen e mëlçisë ose për ata që dëshirojnë të rimarrin shëndetin e këtij organi.

8. Lufton aneminë

Moringa përmban elementë ushqyes të shumtë që parandalojnë ose luftojnë aneminë. Ajo është e pasur me proteina, vitamina dhe minerale. Ndërkohë, xhenxhefili është një rrënjë që përdoret për të luftuar sëmundje të ndryshme, të tilla si kolitin, ftohjen, diarrenë, diabetin dhe problemet me stomakun.

Kombinimi i moringës me xhenxhefilin, një dyshe “magjike”

Për dekada me radhë, moringa dhe xhenxhefili janë përdorur për të luftuar sëmundjet e shumta dhe gjithmonë kanë dhënë rezultate të shkëlqyera. Studimet e fundit kanë treguar se nëse këto dy përbërës përdoren të kombinuar, japin si rezultat një ilaç natyral shumë të fuqishëm.

Përbërësit:

85 gram xhenxhefil
10 gjethe moringe
1 lugë çaji mjaltë
4 gota ujë

Përgatitja:

Lani xhenxhefilin dhe prejeni në feta të holla. Ziejeni në një enë me ujë për 10 minuta. Largojini nga zjarri dhe shtoni gjethet e moringës. Mbulojini me kapak dhe lërini për 10 minuta.

Kullojeni përzierjen dhe shtoni edhe mjaltin. Përziejini mirë dhe më pas është gati për t’u pirë. Përdoreni në mëngjes dhe në mbrëmje.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Shëndetësi

To Top