Komentuesit masakrojnë “Klanifornia”: A do i lini Top Channel-it ndonjë emision pa kopjuar?

U prezantua me shumë pompozitet, me lajme nëpër portale dhe promo, por në fund rezultoi një kopje e shëmtuar e “Portokallisë” dhe një dështim total. “Klanifornia”, emisioni më i ri i humorit në Tv Klan nuk është pritur aspak mirë, dhe këtë nuk e themi ne, por teleshikuesit, të cilët “nuk paten nerva ta ndiqnin as 10 minutat e para”.

Revolta e qytetarëve është shprehur në faqen e Tv Klan në facebook, aty ku e vërteta thuhet lirshëm dhe pa u cunguar. Mbi 300 komente janë postuar në një sondazh të TV Klan, ku 95 % e tyre e masakrojnë spektaklin “Klanifornia”, shkruan “gazeta shqip”.

“Humor i degjeneruar”, “fjalor banal”, “kopje e shëmtuar e portokallisë”, “shfaqje e dobët”, “na vuri në gjumë”, janë vetëm disa nga komentet.

Konstatohet se mbi 80% e komentuesve janë shprehur të pakënaqur nga ky emision, ndërsa akuzojnë TV Klan për plagjiaturë. Më poshtë mund të shihni disa nga komentet.

‘A do i lini Top Channel-it ndonjë emision pa kopjuar?‘; pyet njëri nga komentuesit.

Vërtetë, kur do të prodhoni diçka origjinale?!

“Klanifornia” nuk mundi të sigurojë as audiencë maksimale në premierën e saj të parë, nëse e krahasojmë me fashën e orarit të Top Channel, ku shfaqej spektakli “Shiko kush Luan”.

Dhe kjo shihet fare mirë nga klikimet në kanalin e Youtube, ku janë statistika zyrtare dhe të pamanipuluara. Spektakli “Shiko kush Luan” ka plot 414 mijë klikime, ndërsa “Klanifornia” në premeriën e saj të parën, ka 400 mijë klikime në Youtube. Nëse nuk arriti të ishte e para në audiencë në spektaklin e hapjes, atëherë “Klanifornia” do të jetë gjithmonë zgjedhja e dytë apo e tretë për audiencën.