Koronavirusi prek edhe Formula 1, katër skuadra mund të shuhen

Pandemia koronavirus që ka ndalur të gjithë evenimentet sportive pritet të sjellë edhe një ndikim negativ në aspektin financiar të të gjitha kompeticioneve dhe skuadrave pjesëmarrëse.

Edhe Formula 1 që është një kampionat shumë i pasur do të ndjejë këto efekte për të cilat foli edhe shefi ekzekutiv i McLarenit në një intervistë për BBC. Ky i fundit nuk ngurroi të lëshojë alarmin në këtë aspekt teksa theksoi se 4 skuadra të Formula 1 rrezikojnë të zhduken nëse nuk merren masat e duhura.

“Pezullimet e kaq shumë garave është një kërcënim i madh për Formula 1 në përgjithësi”, tha Zak Brown, “nëse situata nuk administrohet sic duhet, 4 skuderi janë të destinuarta të zhduken. kështu që besoj se Formula 1 në këtë moment po përjeton një situatë delikate.”

Brown, për të zbutur sa më shumë krizën financiare të skuadrave, propozon një ulje tëe kostove në masën 150 milionë dollarë duke shtuar se të pjesa më e madhe e skuadrave, përfshirë këtu dhe një nga të mëdhatë, janë dakord për uljen e kostove me këtë shifër. Broën nuk e përmendi se cila ishte skuadra me peshë për uljen e kostove me 150 milionë Dollarë, por sipasd BBC, bëhet fjalë për Mercedesin, ndërkohë që Ferrari dhe Red Bull po shfaqin rezistencë.

Brown beson se reduktimi i kostove do të shërbejë për të rritur kompetitivitetin e skuadrave teksa minimizohet avantazhi financiar e skuadrave të mëdha, ndërkohë që atyre të vogla u jepet një shans më i madh për të arritur rezultate pozitive. Vlen të kujtohet se McLaren është skuadra e parë në Botërorin e Formula 1 që vendosi të reduktojë uljen e pagave të punonjësve pavarësisht se është në gjendje të mirë financiare.