Krizë e madhe te Fenerbahce, detyrohet ta shes Vedat Muriqin

Fenerbahçe është e gatshme të bisedojë me të gjitha klubet e interesuara për futbollistët e skuadrës.

Klubi turk është në telashe ekonomike, dhe fitimin më serioz e pret nga shitja eventuale e Vedat Muriqit.

Siç raporton mediumi i besueshëm turk ‘Fanatik’, Fenerbahçe synon të fitojë 35 milionë euro nga shitja e futbollistit të Kosovës.

Për shkak të koronavirusit që ka kapluar edhe botën e futbollit, kriza ekonomike ka ‘kapluar’ me të madhe edhe Fenerbahçen.

Bëhet e ditur se Muriqi ka oferta serioze nga klubet në Premierligën angleze.

Tottenhami është klubi më i interesuar për transferimin e Muriqit, derisa për të interesohen edhe Lazio, Napoli dhe Leicester City.