Connect with us

Kryemadhi: Reforma në drejtësi ra, s’ka narko ndërkombëtar që e shpëton Ramën

Kuriozitete

Kryemadhi: Reforma në drejtësi ra, s’ka narko ndërkombëtar që e shpëton Ramën

Kryemadhi: Reforma në drejtësi ra, s’ka narko ndërkombëtar që e shpëton Ramën

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, nga selia e kësaj partie deklaroi se nuk do të lejojë që Rama të vijojë me projektin e tij për Shqipërinë.

Në një konferencë për mediat, duke përmendur rezolutën e LSI-së e cila u finalizua dje me 8 pika, shtoi se: ”Rama ka objektiv që të burgosë të varfër, të madh e të vogël, që nuk kanë bukë dhe jo paguajnë ujin dhe energjinë”.

”Do të shpëtojmë demokracinë. Rama nuk është zgjidhja e problemit, por problemi. Rama futi në parlament dhe zgjedhje persona me precedent. Ai nuk luftoi të inkriminuarit, por dekriminalizimin. Projekti i Ramës është i pa shpresë edhe pavarësisht lobimeve marramendëse.

Vullneti politik i LSI-së është ai i mijëra anëtarëve që refuzojnë drogën dhe krimin. Rama ka objektiv që të burgosë të varfër, të madh e të vogël, që nuk kanë bukë dhe jo paguajnë ujin dhe energjinë”, u shpreh Kryemadhi.

Më tej kryetarja e LSI, deklaroi qartë sot se reforma në drejtësi ka rënë duke akuzuar kryeministrin Rama, si "i papërgjegjshmi që kërkon të marrë peng të ardhmen e një kombi”.

“Rama bëri dje kryepolicin, reforma në drejtësi tani ka rënë. Projekti i tij për Shqipërinë si narko shtet është i pashpresë, edhe pavarësisht nga lobimet me pagesa marramendëse nuk ka narko ndërkombëtar që ta shpëtojë. Rezoluta e konventës së LSI është ajo që shqiptarët kanë kërkuar”- tha kryemadhi. /b.l/noa.al/ www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top