“Kujtime të paçmueshme me stërgjyshen 98-vjeç” Rezarta Shkurta publikon momentet familjare me Nexhmijen, por u mbyll gojën komentuesve

Rezarta Shkurta, nusja e nipit të së vesë së diktatorit, Enver Hoxha, Nexhmijes, nuk e ka bërë shpesh publike marrëdhënien që ka me familjen e të shoqit.

Ndoshta, edhe për shkak të një farë tërheqje që këta të fundit kanë pasur gjithnjë nga media. Mirëpo, me sa duket, Rezarta nuk ka ngurruar të ndajë këtë video familjare.

“Nuk ka lumturi me te madhe nga thellesia e shpirtit per mua si nene, qe vogelushja ime ka keto kujtime te paçmueshme me stergjyshen e saj , qe numeron denjesisht 98 Vite. Familja eshte trashegimia me e shtrenjte

#HeraHoxha”- shkruan Rezarta krahas videos.

Të tilla dedikime  kanë shkaktuar gjithmonë debat tek ndjekësit, por Rezarta tashmë e mësuar nga rrjetet sociale, ka vendosur të bllokojë komentet.

Edhe më herët, kur Rezarta ka postuar një foto të vogëlushes së saj Hera me stërgjyshen, çaktivizoi opsionin e komenteve për të shmangur atë që mund të ndodhte.