Kultivonin dro.gë në fabrikën ‘më profesionale’ të zbuluar ndonjëherë, kush janë dy shqiptarët e arre.stuar në Angli

Dy emigrantë të jashtëligjshëm me shtetësi shqiptare janë bur/gosur për implikim në drejtimin e një fabrike dr/oge 577,000 dollarëshe në Birmingham.

Policia zbuloi se thuajse të gjitha dhomat e një shtëpie në Quinton ishte duke u përdorur për të rritur kan.abis, përveç kuzhinës.

Rajmond Dani, 24 vjeç dhe Adrian Gollakij, 29 vjeç, u dë.nuan me 18 muaj pasi pranuan akuzën për kultivimin dhe prodhimin e dro.gës.

Policia hyri me dh.unë në banesën e tyre në Hagley Road West në 12 shtator të këtij viti.

Njëri prej oficerëve tha se ‘ishte formacioni më i madh dhe më profesional’ i dr.ogës që kishte parë në 20 vitet e tij të punës.

Gollakij u ar.restua në kopshtin e pasmë pasi u përpoq të ikte ndërsa Dani u gjet në korridor.

Kishte tre dhoma në katin e parë dhe katër sipër e madje edhe kuzhina po projetohej për të njëjtin qëllim.

Oficerët gjetën gjithsej 541 bimë së bashku me një qese të madhe kan.abisi.