Lajm i mirë për ata që hanë djegës, speci djegës lufton kancerin e mushkërive

Specat djegës, përveç se shtojnë apetitin, duket se ndihmojnë edhe në luftimin e sëmundjes më të përhapur në botë, asaj të kancerit.

Shkencëtarët thonë se speci djegës mund të luftojë kancerin. Testet e kryera sugjerojnë se ‘capsaicini’, përbërësi që ua jep djegësin specave, mund ta parandalojë përhapjen e sëmundjes, transmeton Gazeta Express.

Hulumtuesit në Universitetin Marshall, Virgjinia Perëndimore, SHBA, ekzaminuan efektet e capsaicinit në tre lloje të qelizave kanceroze në laborator.

Ekipi i shkencëtarëve gjeti se përbërësi ndaloi përhapjen e kancerit të shkallës së parë, të njohur si metastazë. Dhe testet në minj me kancer treguan se ata që konsumuan capsaicin kishin zona më të vogla të kancerit agresiv në mushkëritë e tyre.

Teste të tjera treguan se capsaicini i dha fund metastazës së kancerit në mushkëri, duke bllokuar një proteinë që luan rol në rritjen e qelizave, të quajtur Src.

Këto gjetje u paraqiten në takimin vjetor të Shoqërisë Amerikane për Patologjinë Investigative në Orlando, Florida.